Për të shtatën ditë rradhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë Tiranë, 18 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues. Në total deri tani janë shëruar 39 personel shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu: #LajmIMirë?? 1️⃣mjek dhe 2️⃣ infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit ?? Shkon në 3️⃣9️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 3️⃣0️⃣2️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?
#FORCA