Pasi u përfolën gjerë e gjatë në media për marrëdhënien e tyre të re të dashurisë, më në fund Eros Grezda konfirmoi lidhjen me Oriola Marashin, duke iu referuar gjatë një interviste si “e dashura”.Dyshja po i kalon bashkë ditët në karantinë dhe tashmë Oriola nuk ngurron të publikojë postime që lidhen drejtpërsëdrejti apo tërthorazi me Erosin, si ky i ditës së sotme. Modelja ka ndarë me ndjekësit një meme, e cila tregon se ka dy lloje meshkujsh në botë; “egoistët dhe xhentilët”. “Zgjidhni të duhurin vajza”- shkruan Oriola, duke lënë të kuptohet se ajo vetë e ka gjetur të duhurin e saj.

Me këtë postim, modelja tregon se ajo që i pëlqen më shumë tek partneri është fakti që Eros është gentleman. Çifti duket në kulmin e lumturisë dhe po e shijojnë në maksimum kohën me njëri-tjetrin. Madje, ata kaluan ditëlindjen e 25-të të futbollistit së bashku, ndërsa Oriola i përgatiti një tortë dhe e detyroi të pozonte