Presidenti i Republikës Ilir Meta siç nuk e keni parë kurrë. Ndonëse Kreu i Shtetit është aktiv në rrjetet sociale dhe ka ndarë me ndjekësit foto nga plazhi, nga shëtitjet në mal, me familjen apo dhe miq dhe në kafen e lagjes, kështu nuk e kishim parë kurrë.

Me pantallona të shkurtra, bluzë me mëngë të shkurtra Presidenti ka marrë korrësen e barit për të pastruar nga oborri të gjithë barërat e këqija që me ardhjen e pranverës duket se kanë marrë vrull. E këto pamje, Meta ka zgjedhur t’i ndajë me qytetarët duke i përshëndetur. “Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!”, shkruan Presidenti.