Rreth gjysma e të gjithë punëtorëve në të gjithë botën janë në rrezik për t’ju shkatërruar jetesa e tyre për shkak të pandemisë, ka paralajmëruar Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Shifra është e barabartë me më shumë se 1.5 miliardë njerëz.

Covid-19 ka infektuar më shumë se 3.1 milion njerëz në mbarë botën dhe rreth 220,000 persona kanë vdekur për shkak të tij.

Organizata thotë se ata që janë të angazhuar me punë joformale janë më të rrezikuarit – shumë prej tyre janë në sektorin e shitjes me pakicë, industrinë e prodhimit dhe shërbimeve ushqimore.

Tashmë, dy miliardë punëtorë informalë kanë parë që paga e tyre të bjerë me një mesatare globale prej 60% gjatë muajit të parë në të cilin u përhap pandemia në rajonin e tyre.

“Për miliona punëtorë, asnjë e ardhur do të thotë mungesë ushqimi, sigurie dhe asnjë të ardhme. Miliona biznese në të gjithë botën mezi marrin frymë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-s, Guy Ryder.

“Ata nuk kanë asnjë kursim ose mundësi për të marë kredi. Kjo është situata e vërtetë me të cilën po përballen. Nëse nuk i ndihmojmë ata tani, ata thjesht do të humbasin,”shtoi ai. / BBC-bota.al