Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të largohet nga detyra përkohësisht.Mishustin i bëri komentet në një video televizive me presidentin Vladimir Putin, i cili pranoi sugjerimin e tij që zëvendës kryeministri i parë Andrey Belousov të emërohej ushtrues i detyrës së kryeministrit gjatë mungesës së Mishustin.Mishustin, i cili u emërua në janar, është zyrtari i rangut më të lartë që është infektuar me virusin në vend.Ai tha se do t’i drejtohet shërbimit mjekësor.