Renato, djali i ish- kampionit të boksit Skënder Kurti, ka gjetur forcën të shkruajë disa fjalë për babanë e tij, i cili ditën e sotme u nda nga jeta si pasojë e korona virusit. Disa fjalë të ndjera, të dala nga shpirti, të cilat ndoshta nuk mund të përshkruajnë atë që ai ndjen në këto momente.
“Qofsh i xhenetit shoku im më i ngushtë, baba im! Zoti të mirët i merr për vete, paç dheun e lehtë, bab me ty ka vde kur edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mua në krah në shpirtin tim derisa të bashkohemi”, shkruan ai.
Renato ka ndjekur rrugën e babait të tij, ai është trajner i i Tiranës për moshat e vogla. Skënder Kurti humbi betejën me koron aviursin ditën e sotme. Ai luftoi deri në fund si një kampion i vërtetë, por nuk ia doli dot mban të fitonte.