Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 28, ku urimet kanë qenë të shumta.Megjithatë ndonëse dita e djeshme ka qenë një ditë e veçantë për të, përsëri mbrojtësi ka vendosur të jetë pranë personave në vështirësi në këtë kohë të vështirë.Mustafi ka vendosur që të dhurojë 16 mijë ushqime për të gjithë personat që për shkak të Koronavirsuit janë në vështirësi të mëdha.Këtë lojtari e ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, ku shkruan:
“Dua të ju falënderoj për të gjitha urimet tuaja të ditëlindjes sime. I kam lexuar dhe jam i gëzuar për të gjitha. Do të dëshiroja të festoja me familjen time dhe miqtë, por nuk do të ndodhë kështu, arsyeja dihet.E di që janë njerëz në Islington që po vuajnë në këto momente dhe tregova mbështetjen time të plotë për këtë komunitet. Kam dhuruar 16 mijë ushqime dhe pajisje të tjera mjekësore për njerëzit që jetojnë në këtë vend.”