Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) ka dhënë një mesazh pozitiv në këto ditë të vështira pandemie nga koronavirusi.
Imazhi i publikuar nga Agjencia e Hapësirës NASA, në rrjetet sociale tregon Tokën nga hapësira.Krahas fotos NASA shkruan frazën e njohur të Martin Luther King:“Vetëm në errësirë mund të shohësh yjet”.Mesazhi i NASA-s vjen si përpjekje për të inkurajuar popujt përballë kësaj situate që po kalojnë me infeksionin vdekjeprurës, koronavirus.