Sipas Sali Berishës, disa mësues denoncuan se u është njoftuar mbajtja e gjysmës së rrogës nga shteti, në kuadrin e masave të qeverisë për përballimin e situatës me koronavirusin.

Si Berisha tha se po denonconte një “skandal të qeverisë që përmes një vendimi të pabërë publik u ka hequr në mënyrë abuzive mësueve gjysëmn e pagës.”

Por këtë pretendim të ish-kryeministrit e hodhi poshtë drejtoria për komunikim e Kryeministrisë e cila konfirmoi se nuk ekziston një vendim i tillë.

Ky “lajm” i Berishës pas konfirmimit nga qeveria rezulton se është i pavërtetë, pasi nuk ka një vendim të tillë.