Ministri italian: Do të ishte më lehtë të mbyllej sezoni Ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vincenzo Spadafora, ka thënë se do të ishte shumë më e lehtë të mbyllej sezoni i Serisë A menjëherë, pasi paralajmëroi se liga nuk e ka të garantuar rinisjen. Serie A ka qenë e suspenduar që nga muaji i kaluar shkaku i pandemisë së koronavirusit, mirëpo shpreson se sezoni 2019/20 mund të rinisë tani që Italia po planifikon t’i zbusë masat parandaluese.
Afati kohor i propozuar do t’i lejonte ekipet e futbollit t’i rinisin seancat stërvitore më 18 maj, përkundër që do të duhej të respektoheshin edhe më tutje udhëzimet për distancë sociale. Mes debatit se çfarë do të ndodhë me sezonin aktual të Serisë A, Spadafora tha në një postim të tij në Facebook: “Rinisja duhet të jetë gradua. Anketat e opinionit do të donin që futbolli të ndalej këtu”. “Unë nuk jam person që ndikohem nga këto anketa. Unë nuk vendos të bazë të sentimenteve. Do të ishte shumë më e lehtë të mbyllej sezoni menjëherë dhe komunitet shkencor do të pajtohej”.
“Vazhdimi i futbollit është një gjë e rëndësishme për vendin tonë, por duhet ta bëjmë këtu në një mënyrë të sigurt. Ne kemi qenë duke punuar t’i rinisim stërvitjet më 18 maj, por kjo s’garanton që ligat do rinisin”.