“Ndryshimet e reja në Kodin Penal na vendosin në një linjë me vendet e reja, ndëshkim për këto që cënon jetën dhe lirinë e tjetrit”
Tiranë, 16 Prill- “Vendimet e marra në kohën e duhur, shmangën kolapsin shëndetësor”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë ka deklaruar se masat e marra nga qeveria për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, janë marrë në kohë dhe kanë shmangur kolapsin shëndetësor.
Manastirliu shprehj mirënjohje për heronjtë -siç i konsideroi ajo- që po përballen në vijën e parë të zjarrit me COVID-19. “Heronjtë tanë, ata në vijën e parë të kësaj përballje janë mjekët, infemierët, epidemiologët, punojësit e Urgjencës Kombëtare, që me sakrificë e vetëmohim janë aty çdo minutë të ditës dhe çdo ditë të javës që me sakrificë dhe vetmohim po përballen në vijën e parë të zjarrit, gjej serish rastin t’i falenderoj”, tha Manastirliu.
Gjatë fjalës saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ndryshimet ligjore të propozuara e vendosin Shqipërinë në një linjë me vendet e tjera që po luftojnë kundër COVID-19. “Ndryshimet që po propozojmë në Ligjin e Sëmundjeve Infektive, e në ndryshimet në Kodin Penal e që lidhen me situatën e epidemive, jo vetëm që na vendosin në një linjë me vendet e tjera, që këto dispozita i kanë patur të parashikuara, por mbi të gjitha nëse duam të kalojmë në fazën e tranzicionit të bashkëjetuarit më këtë Virus, do të duhet të kemi të gjitha armët për ta luftuar atë. Ndaj rritja e përgjegjësisë individuale, e ndërgjegjjes qytetare është esenciale me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit publik. Sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi, për këdo që cënon lirinë dhe jetën”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se prej 5 ditësh numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të infektuarve aktiv, por sipas ministres lufta nuk ka mbaruar.
“Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, por ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar”. Më tej Manastirliu ka raportuar për të dhënat e fundit ku tha se aktualisht janë 518 të prekur nga COVID-19. “Aktualisht Shqipëria konfirmon 518 të prekur nga COVID-19 ose 10.7% e rasteve të testuara pozitive në më shumë se 4800 testime të kryera” tha Manastirliu. Duke u shprehur së po propozohet të forcohen masat përmes amendimeve ligjore për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për të siguruar shëndetitin e tyre, Manastirliu apeloi që qytetarët të vazhdojnë të zbatojmë masat e vendosura.
“Një thirrje për qytetarët, dhe do kërkoja dhe ndihmën tuaj të nderuar deputetë, për të perçuar lajmin tek çdo qytetar që lufta me këtë virus fitohet nëpërmjet distancimit social, zbatimi i vetëkarantinimit, izolimi është thelbësor nëse duam ta fitojmë pa shumë humbje këtë luftë”, mbylli fjalën e saj Manastirliu.