Ndërsa Elona Dashi, infermierja shqiptare që punon në një spital COVID 19 tregoi historinë e babit të saj të sëmurë me diabet Dashnor Mylkaj nga Fieri, i cili është operuar tashmë 4 herë në Gjermani dhe kërkon të riatdhesohet, një lajm i mirë erdhi për ta në këto ditë kur edhe pritet të rihapen riatdhesimet.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ne nje lidhje telefonike live me emisionin “Me Zemer te Hapur” ne News 24, tha se fieraku i sëmurë do të riatdhesohet, por bashkë me familjen e tij do të duhet më pas të futen në karantinë për 14 ditë.
“Pas një konsulte të gjërë dhe me aprovimin e ministres Manastirliu kemi arritur në një rezultat për të gjithë përsonat e sëmurë, duhet vërtetuar cdo rast i tillë. Edhe zotëria do vijë në Shqipëri, pasi bën pjesë në këtë kategori, por e gjithë familja e tij duhet të karantanihet, këtë duhet ta sqarojmë. Familja duhet të marrë masa që dikush tjetër ti furnizojë me ushqime dhe për 14 ditë askush të mos lëvizë nga shtëpia”,- tha ajo.
Ky lajm i dhënë live, gëzoi pa masë Dashnorin dhe të bijën që u kujdes aq shumë që babai të operonte këmbët e sëmura nga diabeti.