Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Tiranë, 27 Prill – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se një 70-vjeçar nga Kruja i prekur me COVID-19 pas 4 javësh në terapi intensive është shëruar dhe kthehet në shtëpi.

Manastirliu shkruan se deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit.

Postimi i Ministres Manastirliu- raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19! Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi?? Deri tani 3️⃣0️⃣ pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit??

#KrenarePërEkipetMjekësore