Në seancën e kësaj të enjtje, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim aktin normativ për “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Në kuadër të këtij ligji të gjitha masat disiplinore që u morën ndaj këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve, duke filluar nga 17 marsi do të shfuqizohet. Ndërkohë pritet që shteti të gjithë gjobat apo vendime sekuestro, t’i rikthejë brenda datës 15 maj.

Por, në relacionin shoqërues të aktit normativ, që u kalua në Komisionin e Ligjeve, mungonin shifrat sa i takon numrit të gjobave që do të falen, por edhe se sa shkon shuma financiare që kap ky vendim i qeverisë, i miratuar nga Kuvendi. Gjithashtu, nuk specifikohet se sa është numri i gjobave që do të kthehen tek ata qytetarë, të cilët i kanë paguar masat administrative që kanë marrë gjatë këtyre javëve dhe se sa përllogaritet shuma e saj.

Ndërkaq, në seancën e sotme, janë marrë edhe disa vendime të tjera. Votimet në Kuvend 88 pro, 9 kundër dhe 5 abstenim-Akti normativ nr. 14, date 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”, të ndryshuar”” 90 pro, 9 kundër, 5 abstenim- Akti normativ nr. 15, datë 15 prill 2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar”” 95 pro, 6 kundër, 3 abstenim- Akt normativ nr. 16, datë 17.4.2020 “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19″ 92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar” 92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”

89 pro, 10 kundër, 2 abstenim-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar””. 88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për shërbimet e pagesave”. 88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” 88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për pyjet”. 89 pro, 13 kundër, 4 abstenim- Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto – Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”. 95 pro, 7 kundër, 1 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”. 98 pro, 5 kundër, 0 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikë së Shqipërisë, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prokuruar kundërmasat mjekësore”.