Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për tu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me tenderat.
Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.
“Mirëmëngjes? nga unë, Luli dhe shokët e tij???♂️?”, shkruan Rama.
“Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike”, thotë Rama.
Në lidhje me akuzat e opozitës për blerjen e maskave me një shumë prej 6.5 euro, Rama thotë blerja e tyre është bërë me 4.14 euro.
“Me vërte?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro”, shkruan Rama.
Edhe për veshjet mbrojtëse, kryeministri thotë se janë blerë shumë më poshtë se sa akuzon opozita.
Ndërkohë në lidhje me akuzat për kompaninë fituese për blerjen e ushqimeve, Rama thotë se “kjo kompani është pjesë e një grupi të madh e të mirënjohur të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që operon prej vitesh në fushën e tregtitë së ushqimeve. Kontrata u lidh jo për 1.5 mln euro por për vetëm 830 mijë euro”.