Nga Adriatik Doçi
Ish-kryeministri Sali Berisha është një prej banorëve më të famshëm të ‘bllokut politik’ në Gjirin e Lalzit. Vila ku pushon Berisha është pikë reference e fshatit turistik të pasanikëve të politikës shqiptare, për rrjedhojë herë pas herë objekt i raportimeve të ndryshme mediatke. Berisha ka deklaruar se vila nuk është tij, por e familjes Malltezi, pra e së bijës Argita dhe e bashkëshortit të saj, Jamarbri. Megjithatë, kjo pasuri është rrethuar me një mjegull misteri, paradoksesh dhe pikëpyetjesh. Sali Berisha ortikon çdo ditë, përmes fabrikës së tij dixhitale, me dhjetëra akuza ndaj kundërshtarëve të tij politik, por nuk ka sqaruar kurrë në mënyrë shteruese dyshimet rreth vilës ku kalon çdo vit pushimet.
-Së pari Argita dhe Jamarbri e kanë deklaruar vilën në vlerën 5.6 milionë lekë. Sot një vilë në ‘bllokun politik’ të Gjirit të Lalzit kushton 50-100 herë më shtrenjtë. Sa është vlera reale e vilës ku pushon Sali Berisha?
-Së dyti, në vitin 2013, Argita dhe Jamabri kanë deklaruar shpenzimin e 45 mijë eurove, për një shtesë të pjesshme dhe rikonstruksionin e vilës. Shuma e shpenzuar është gati sa vlera e vilës së deklaruar në fillim. Në ç’bazë ligjore e kanë bërë shtesën kur vilat në fshatin turistik janë bërë sipas një plani? Sa është sot vlera e vilës bashkë me shtesat? A kanë bërë rivlerësim pasurie?-Së treti në deklaratat e pasurisë, Argita Malltezi ka deklaruar se posedon një gjysmë vile. Në disa deklarata, Berisha ka deklaruar se gjysma e vilës i përket kunatit të Jamarbrit. Si e kanë rikostruktuar vilën Argita dhe Jamarbri, kur kanë deklaruar se posedojnë gjysmën e saj?
-Së katërti, kur deklaruan gjysmën e vilës, Argita ka deklaruar edhe apartament 77 m2 në Tiranë, apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke e shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë, shtesa anësore e pallatit, 60 m2, apartament plus parking 188 m2, vlera 125 mijë USD, apartament 141 m2 100 mijë USD, dyqan 33 m2 26 mijë euro, 3 mijë metra tokë, apartament 120 m2 150 mijë euro, apartament 200 m2 100 mijë euro etj. Me çfarë të ardhurash i ka blerë familja Malltezi gjysmën e vilës dhe këto pasuritë e tjera?
Më vonë, pas vitit 2009, Argita ka deklaruar apartament 195 m2 Rr, M. Matohiti 200 mijë euro, apartament 50 m2 në Gjirin gjysmë përgjysmë me Jamarbrin, apartament me vlerë 179 mijë euro me sipërfaqe 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor, parking 26 370 euro pjesë e regjimit martesor.Në deklaratën e fundit të pasurisë së vitit 2018, Argita ka deklaruar 28 829 euro të ardhura vjetore vetëm nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme./Shqiptarja.com