Mjekët dhe infermierët shqiptarë, pjesë e ekipit të vullnetarëve në Itali, po shërbejnë me profesionalizëm dhe devotshmëri në spitalin e Breshias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në vendin fqinj, krah kolegëve italianë në përballjen me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastisliu solli sot disa foto nga ekipi i mjekëve shqiptarë në krye të detyrës duke iu shërbyer pacientëve të shtruar në spitalin e Breshias.

Në 28 mars, një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë u nisën drejt Italisë, për të ndihmuar mjekët italianë në situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19. Mjekët dhe infermierët do të qëndrojnë në Itali sipas një marrëveshje mes dy vendeve dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.

Akti i solidaritetit i Shqipërisë përmes dërgimit të ekipit të mjekëve dhe infermierëve u vlerësuar gjerësisht nga autoritetet italiane dhe opinioni publik në vendin fqinj.