Marrja në kohë e masave kundër COVID-19, izolimi strikt si dhe mjekët shumë të mirë në Shqipëri, ka bërë që Shqipëria të këtë situatë më të mirë lidhur me numrin e të të infektuarve dhe të vdekurve në krahasim me vendet e tjera.

Kështu u shpreh kërkuesi shkencor shqiptar në Francë, Pluton Pëllumbi pranë grupit të njohur ndërkombëtar “Air Liquid” me mbi 80 mijë punonjës në të gjithë botën.

Ndërsa komentoi situatën në Francë dhe në Shqipëri, diferenca mes këtyre dy vendeve sipas tij, edhe pse Franca është shumë më e zhvilluar nga pikëpamja e teknologjisë krahasuar me Shqipërinë, politikat e ndërmarra nga pala shqiptare krijoi një situatë shumë më të mirë krahasuar me vendet e tjera.

“Po shikoja sot numrat e fundit që jepen përditë. Në Francë ka afërsisht 8 910 vdekje dhe 17 250 që janë shëruar. Pra, po të shohim vetëm atë numrin e rasteve që quhen të mbyllura, rasti e vdekjeve e ka 34%. Po ta krahasosh këtë me Shqipërinë, Shqipëria e ka vetëm 16%, është shumë më mirë sesa Franca. Franca ka dyfishin e përqindjeve të vdekjes të Shqipërisë. Për mendimin tim diferenca është që Shqipëria filloi të zbatojë me rregullat e izolimit një javë para Francës. Shqipëria e filloi në 9 mars kurse Franca 17 mars dhe kjo javë ishte me të vërtetë kritike. Të gjitha qeveritë janë gjendur të papërgatitura për këtë që ndodhi dhe ky është vrojtim i përgjithshëm. Qeveria franceze u gjend përballë mungesës së maskave, mungesës së mundësive për të bërë teste dhe si gjithmonë qeveria gjendet përpara një dileme se çfarë masash duhet të marri me ato mjete që ka në dorë. Po të shohim edhe nivelin e teknologjisë së Francës është më i mirë se i Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë gjë hiç. Shqipëria mendoj që idea e izolimit të plotë dhe e izolimit strikt ishte ide shumë e mirë, në fakt e pamë me neglizhencën e Anglisë dhe Spanjës që ju thatë që edhe vetë Boris Johnson përfundoi në spital’.

Sipas tij, mjekët shqiptarë janë shumë të zotë edhe në hartimin e politikave të kësaj situate të vështirë për të gjithë botën.

“Të them të drejtën, unë kam ndjekur këto ditë të gjitha ngjarjet në Shqipëri, përgjigjet e mjekëve dhe me të vërtetë specialistët që flasin nga Tirana janë të një cilësie shumë të lartë. Me të vërtetë masat që kanë marrë, politikat që kanë marrë, ka bërë që Shqipëria të ndodhet në një situatë më të mirë se vendet e tjera.

Më tej, ai shtoi se “‘lidhja e grupit Air Liquid është e thjeshtë. Janë dy pika kryesore. E para Air Liquid furnizon oksigjenin e të gjithë spitaleve, pjesës më të madhe të spitaleve dhe kuptohet që në këtë rast, kërkesa për oksigjen u rrit në mënyrë shumë të shpejtë dhe Air Liquid ishte I përgatitur me atë që ndodhi në Kinë dhe arriti të plotësoi kërkesën me oksigjen, prat ë furnizimin me oksigjen të të gjithë spitaleve jo vetëm të Francës por edhe të gjithë vendeve të tjera. Nga ana tjetër, është një filial i Air Liquid që prodhon respiratorë. Normalisht numri i respiratorëve që prodhohet është 50 sepse kërkesat nuk janë të mëdha në kohë normale, kurse tani me kërkesën e qeverisë, Air liquid do të prodhojë 10 mijë brenda 50 ditëve. Kërkesat janë shumë të mëdha në këtë moment dhe ka shumë nevojë’.