Mjeku britanik Chris ka zbuluar se kombinimi i tre ushqimeve ndihmon në luftën ndaj koronavirusit.

Në rekomandimin e tij tha se: “Kosi, fasulet dhe bananet”, forcojnë sistemin imunitar.

“Sistemi yt imunitar të mbron nga viruset dhe bakteret. Unë këshilloj që të rrisni popullsinë e baktereve miqësore duke ngrënë kos, kos i veçantë grek. Nëse shikoni etiketën në kos mund të shihni disa emra të gjatë, këta janë emrat e baktereve që gjenden atje”, tha mjeku Chris.

Përveç kësaj, ditën e djeshme, në një intervistë për “This Morning”, këshilloi që njerëzit të marrin sa më shumë vitaminë D të jetë e mundur.

Sa i përket vitaminës D, tha se mund të merret nga rrezet e diellit duke insistuar se të gjithë kanë patur mungesa pasi sapo kaluam muajt e dimrit.