Mjeku shqiptar, Albert Troçi ka folur për dëmet që shkakton sëmundja Covid-19 tek jeta e pacientëve, të cilët janë infektuar.Bazuar në një studim në Skoci, Troçi thotë se koronavirusi i humb njerëzve 2-12 vite jetë.Duke folur për “Report TV” nga Milano, mjeku tha: “Sipas një studimi në Skoci, u tha se pacientët që kanë hasur koronavirusin humbur nga 2-12 vite jetë. Mjekët në Itali me urdhër nuk mund të marrin lejen normale. Por nga ana tjetër besoj se këtë vit do të dalim, sektori më i prekur është turizmi, plazhe dhe po mundohen të gjejnë strategjinë, do të jetë e vështirë, normaliteti i ri do të na mësojnë si të sillemi”.Sa i përket origjinës së virusit, për të cilin ka spekulime të ndryshme, mjeku shqiptar shprehet se është i sigurt se nuk është bërë në laborator.
“Virusi ekziston. Këtë nuk mund ta lëvizim. Nga ka dalë? Është virus natyror, se po të ishte në laborator do të kishte një shenjë në kodin gjenetik, kjo do të dukej nga ekspertët. Pastaj a ka dalë apo jo nga laboratori këtë nuk mund ta themi. Tani nuk mund ta bëjmë këtë analizë. Që virusi nuk është bërë në laborator është i sigurt, vjen nga një specie në një tjetër”, u shpreh mjeku Albert Troçi.Ndërsa me ardhjen e verës, shpreson që të kemi ulje të numrit të rasteve me koronavirus.