Adrian Fandi, mjek shqiptar që punon në Londër është prekur nga koronavirusi. Ai tregoi në emisionin “Opinion” se çfarë përjetoi gjatë ditëve që rezultoi pozitiv nga Covid-19, duke rrëfyer edhe ditët e vështira në oksigjen.
“U shtrova në spital me 8 litra oksigjen. Për 48 orët e para shikoja që të mos merrja më shumë se 8 litra oksigjen se do haja tubin. Atë nuk e desha. E kam përdorur për dhjetëra herë tek njerëzit, por vetë nuk doja ta përdorja. Është si puna e armës që e ke në dorë dhe e përdor kundër armikut, por kur e kthen nga vetja nuk të pëlqen. Qëndrova pesë net derisa dje në mëngjes e hoqa oksigjentin. Thashë ia hodha. 48 orët e para e shikoje veten që nuk ecje as përpara dhe as mbrama. Thoja jam njësoj si dje”, rrëfeu mjeku Fandi.
Ai tha se lutej që të mos arrinte deri në tetë litra oksigjen, pasi kjo tregonte që do intubohej, gjë që e frikësonte.
“Kur shikoja vizën që kalonte litrat e oksigjenit, u tremba. Lutesha që të mos kalonin tetë litra sepse do haja tubin. Është si puna e armës, që ti kur e ke në dorë, e drejtorn nga armiku, je ok, por nuk të pëlqen kur të kthehet nga vetja. Frikësohesha. Dje thashë po e heq një herë të shikoj se çfarë bëhet. Dhe e hoqa. Zgjohesha në mëngjes me pozitivitet. Më dhimbte trupi si kurrë më parë, që nga lesht e kokës, e deri poshtë. Grafia e mushkërive ishte sikur më kishte qëlluar dikush me çifte”, tha mjeku ndër të tjera.