Një lajm i mirë vjen nga dy mjeket, Andi Koraqi dhe Skënder Brataj, të cilët tashmë janë shëruar nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu.

Ajo pohoi se përgjatë 24 orëve janë shëruar 4 mjekë, ndërsa në total 36 personel mjekësor.

MESAZHI I MINISTRES
#LajmetëMira për stafet mjekësore ?

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19??

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit✅ Deri tani 3️⃣6️⃣ personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19 ✅

2️⃣4️⃣8️⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?