Gëzuar Pashkën për të gjithë italianët. Atyre që vuajnë sot, atyre që luftojnë në repartet spitalore për të larguar lotët dhe dhimbjet nga komuniteti i tyre, ishte mesazhi i kryeministrit italian Giuseppe Conte me rastin e festës së Pashkëve.
“Sakrificat që secili prej nesh bën në këtë të dielë të rëndësishme janë një gjest i lidhjes autentike ndaj asaj që me të vërtetë ka rëndësi dhe që do të jemi në gjendje të rimarrim së shpejti. Së bashku do t’ia dalim”, shtoi Conte.
“Na mungojnë buzëqeshjet e të afërmve, përqafimet e miqve, traditat e bukura të vendeve tona, shtrëngimet e duarve në kishë, në sheshe, në bare. Sot nuk është një festë si herët e tjera, por as nuk do të jetë nesër kështu”, përfundoi kryeministri.