Kjo javë ka dy ndikime të forta planetare. Dielli sapo është futur në shenjën e Demit dhe në dt 23 do të kemi hënën e re në shenjën e Demit.

Futja e diellit në Dem do ndikojë shumë në çështje të kenaqësisë së përditshme që lidhen me ushqimin, muzikën, komoditetin dhe sigurinë sentimentale.

Këto ditë do të kërkojmë dikë që na bën të ndihemi të sigurt si në aspektin e një bashkëpunimi, ashtu edhe në planin personal.

Do të dëgjojmë ndarje të bujshme aty ku marrëdhëniet njerëzore nuk kanë dhënë garanci apo prova konkrete në këtë periudhë.

Hëna e re në Dem do të krijojë mundësi për ndryshime dhe hapje të reja.

Në lidhje me çështjet ekonomike, do të ketë ndryshime dhe situata të papritura për efekt se në ndikimin e hënës së re merr pjesë edhe Urani në Dem, që sjell disa situata të papritura.

Ndikim me ndryshime qoftë edhe në jetën personale do të kenë shenjat e Akrepit, Luanit, Ujorit dhe Demit

Dashi

Një periudhë me ndryshime dhe lëvizje të papritura do të fillojë në jetën tuaj. Kjo ka të bëjë me shtëpinë, punën apo një marrëdhënie personale.

Demi

Jeta juaj do të marrë një kthesë dhe do të fillojnë hapjet e reja dhe idetë e reja. Në jetën personale do të keni një fillim të ri pas një mundësie dhe njohjeje të re, apo kushte të reja.

Binjakët

Fillon një periudhë ku do të keni shumë nevojë për t’u marrë me veten dhe për të bërë projekete më individuale apo veprimtari që ju çlirojnë psikologjikisht. Bashkëpunimet me femrat apo punë që lidhen me femrat do të kenë përparësi.

Gaforrja

Hëna e re në Dem ju krijon kushtet e favorshme për të dalë dhe bërë njohje e takime mes miqsh. Një mundësi e re në jetën sociale dhe një mbështetje e mirë. Flirtet nuk do të mungojnë aty ku ndiheni të sigurt.

Luani

Për ju mundësitë e një ndryshimi apo një kthese në jetën tuaj në përgjithësi do të jenë të mëdha. Asgjë nuk do të mbetet siç ka qenë. Mund të ndryshoni punë, shtëpi apo partner.

Virgjëresha

Fillon një periudhë e re ndryshimesh në lidhje me kontaktet me jashtë vendit apo proçedurat që keni me ligjin apo largpamësinë e planeve. Një shans i dytë në dashuri ju rikthehet.

Peshorja

Një natë romantike apo shumë netë romantike premton hëna e re në Dem për ju. Kjo do të thotë se keni arritur në pikën ku doni patjetër te shijoni momentin si të vijë.

Akrepi

Një ndryshim i madh ne një çështje bashkëpunimi apo partneriteti do të fillojë të funksionojë këtë periudhë. Një kthesë në marrëdhëniet në çift dhe një mundësi për një bashkëshort të ri.

Shigjetari

Për momentin do të jeni optimistë dhe do të shijoni çaste romantike me flirte dhe argëtime. Më pas do të keni lajm për një ndryshim pune apo një fillim të ri në punë

Bricjapi

Kjo periudhë do të ketë shumë rëndësi për jetën tuaj erotike dhe sigurinë tuaj në çdo marrëdhënie. Do kërkoni një partner që ju bën të ndiheni mirë në përditshmëri, jo në filozofi.

Ujori

Ju jeni nga shenjat që do të kërkoni më shumë ndryshime dhe shumëllojshmëri njohjesh e veprimtarish. Këto ndryshime do t’i kërkoni edhe në vendin e banimit apo të filloni të bashkëjetoni me dikë te ri në jetën tuaj.

Peshqit

Një lajm i mirë që ju garanton siguri në ecurinë e planeve të përditshme do t’ju ngrejë humorin dhe do të bëheni më të hapur e më komunikues. Do të fillojë një periudhë me takime dhe udhëtime.