Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë dje inspektime në terren ku ka parë situatën e ndarjes së ndihmave për familjet në nevojë. Ai ka zhvilluar një bisedë me kreun e Njësisë 2, Florian Pullazi, i cila tha se dje kanë ndihmuar xhaxhain e Edi Palokës. Veliaj tha se do ndihmohet në gjithë ata që janë në nevojë dhe nuk do parë se është i majtë apo i djathtë se kjo kohë nuk ka vend për politikë. Veliaj: Se thonë qe s’ka ushqime. Ka ushqime pafund për ata që janë në nevojë. Për dikë që a buzon, për atë s’ka mo vëlla. Se nëse ti me babën ke vetëm një mur që ju ndan, do ta ndihmosh ti se të ka bërë kokën. S’ka arsye për panik. Për nevojtarët ka gjithmonë ushqim. Pullazi: Në rastin më konkret, xhaxhai i një eksponenti të Shqupit sa ka marrë shërbim sot në mëngjes nga ekipet tona të terrenit. Ja ku e ka shtëpinë.
Veliaj: Xhaja i kujt? Pullazi: Xhaja i Edi Palokës. Ndaj mos të thonë që ndihmat ndahen në të majtë dhe në të djathtë. Janë shërbyer të gjithë pa asnjë lloj dallimi. Veliaj: E para e punës xhaja i Palokës është rob më vete dhe s’ka lidhje me ça bon nipi i vetë. Se secili prej nesh mund ta ketë një nip… Pullazi: Ajo është absolutisht, po mos të thonë në aspektin politik them unë. Veliaj: Kështu që t’i shërbeni jo vetëm xhajës së Ed Palokës, por dhe Saliut nëse ka nevojë. Fillimisht është njeri pastaj xhaja i dikujt.
Pullazi: Nuk kemi lënë asnjë kryetar, pa shërbyer. Veliaj: Ata që janë nevojtarë le ta kenë nipin edhe budallën më të madh, meritojnë t’ju rrimë te koka. S’duhet me bo fare ndarje, se s’na intereson fare partia se yyy do kemi kohë… Pullazi: Në asnjë lloj mënyre, ne jemi përpjekur t’ju shërbejmë në çdo lloj orari, edhe kur kanë qenë këto kufizimet … që të mos ngelet asnjë njeri vetëm.