Kryeministri Edi Rama bën me dije se tashmë planet dhe projektet e Rindërtimit janë duke u mbyllur dhe kantieret nisin punën në qershor. Rama thotë se pavarësisht dy goditjeve që ka pësuar Shqipëria, tërmeti dhe koronavirusi qeveria nuk u gjunjëzua dhe do i kthejë të gjithë qytetarët në shtëpi siç është zotuar.
STATUSI NGA EDI RAMA- #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️ Pavarësisht dy goditjeve të rënda që na ranë mbi kokë dhe sollën shumë taksirate për njerëzit e për vetë shtetin, Tërmeti dhe Armiku i Padukshëm, NE NUK U GJUNJËZUAM dhe ME DURIM E ME MUNDIM, DO T’IA DALIM ME SUKSES E DO TË RINGRIHEMI MË TË MIRË E MË TË FORTË, SËBASHKU??
?? TË GJITHË TË PREKURIT NGA TËRMETI DO T’I KTHEJMË NË SHTËPI SIÇ JEMI ZOTUAR? ? Tanimë planet e projektet po mbyllen dhe në qershor nisin Kantieret e Rindërtimit??