Rruga e Arbërit po merr formë. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale transmeton LIVE pamjet e inspektimit të tij dhe të ministres Belinda Balluku.

“Sot në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152 metra, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm”