Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “fillimjavën e ardhshme do të publikohet paketa e zgjeruar e mbështetjes financiare, për të lehtësuar drejtpërdrejtë bizneset e vogla që edhe pse nuk u mbyllën gjatë kësaj periudhe, u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre si pasojë e luftës”.
Rama tha se disa nga këto kategori janë “agjencitë turistike, rrobaqepësitë e mobilieritë e vogla, hidraulikët, elektriçistët, shërbime fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, etj., përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre”.
“Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës, të cilëve do t’u sigurojmë mjetet e nevojshme financiare të rezistencës për dyzetë ditët vendimtare në vijim – duke mbajtur parasysh se një pjesë e madhe e tyre mund të rikthehen në punë deri në fund të majit dhe se paketa mund të rizgjerohet, sipas dinamikës e nevojave të luftës në 10-ditëshin e fundit të muajit maj”, tha ai.
Po ashtu, Rama tha se “në paketë përfshihen edhe sektorët e turizmit e të industrisë fason dhe njësitë prodhuese në tërësi”.