Në Itali, Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro ka deklaruar se “Kurba e pandemisë nga koronavirusi po tregon se po zvogëlohet numri i personave të prekur nga koronavirusi si dhe ditët e fundit është rritur numri i testeve të tamponit të kryera te rastet e dyshuara por është rritur numri i asimptomatikëve dhe ata me shenja të moderuara të infeksionit.
“Gjithashtu po ulet edhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive por pacientët me sëmundje të tjera të mbartuar janë në rrezik për jetën”, – tha Silvio Brusaferro
Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit tha se “Situata e epidemiologjike është përmirësuar qartë por ekziston ende qarkullim i virusit” dhe se “ nuk duhet ulur vigjilenca dhe kujdesi duhet të jetë në rritje për të ndaluar ripërhapjen”
Fal rënies së numrit të pacientëve në kujdesin intensiv, spitali i Codogno (Lodi), ku u konstatua rreth dy muaj më parë rasti i parë i koronavirusit në Itali, ka mbyllur një prej reparteve të terapisë intensive dhe ia ka rikthyer atë departamentit të ortopedisë. “Ky është një hap thelbësor drejt kthimit në normalitetit, i cili, megjithatë, është ende larg”, tha kryetari i Bashkisë Francesco Passerini.