Kjo fundjavë do të jetë e fundit ku gjithçka do të jetë e mbyllur, pasi nga e hëna do të hynë në fuqi masat e reja lehtësuese. Që do të thotë të shtunën në orën 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi.

“Sot është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga sot në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shkruan kryeministri Edi Rama.