Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezanton planin e masave për hapjen graduale për ekonominë dhe protokollet e detyrueshme për t’u zbatuar.
Mësohet se sot është ngritur task-forca ndërinstitucionale. Ne deklaratën për mediat, Manastiliu ka bërë me dije se janë 100 vatra aktive në Shqipëri me COVID-19, e ndërsa tha se masat lehtësuese do të vendosen në një afat kohor prej 2 javësh mbi bazën e tre kritereve kryesore që janë numri i rasteve të reja, numri i të shtruarve në spital dhe rasteve në terapi intesive.
Ajo ka sqaruar se me hapjen graduale, bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndryshe do të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht. Ajo bëri me dije se nga java tjetër do të shtohet koha për të bërë pazar nga 90 minuta në 2 orë e 20 min.