Punonjësit e shërbimit të infektivit në QSUT janë ata që shërbejnë në misionin e tyre në vijnë e parë të “zjarrit” për të mjekuar dhe kujdesur ndaj pacientëve të prekur nga Covid-19, pandemia globale. Falenderimet për ta janë të pafundme, por Gremi Clinic në këto ditë të vështira për vendin ndërmori një nismë humane për të shprehur të gjithë mirënjohjen për gati 100 punonjësit e këtij shërbimi, duke i shërbyer drekën. Administratori i Gremi Clinic Dritan Gremi dhe stafi i klinikës, në zbatim të gjithë protokolleve të sigurisë dhe shëndetit, ishte në ambjentet e jashmte të shërbimit infektiv në QSUT duke u përshëndetur dhe falenderuar bluzat e bardha dhe duke u shërbyer pizza dhe akullore, si iniciativat më të fundit të ndërmarra nga ky biznes përpara se pandemia të prekte Europën dhe vendin tonë.
Picerët e “Shardana by Gremi” dhe punonjësit e “Gremi Ice Cream”, me shumë përkushtim ia dedikuan ditën e tyre të punës mjekëve dhe punonjësve të tjerë të shërbimit infektiv. Duke i falenderuar për punën që në misionin e tyre rrezikojnë dhe jetën, nisma ishte dhe një shembull për të gjithë biznesin për të treguar ndjeshmëri në këto ditë të vështira për gjithesecilin, sidomos për ata që janë të detyruar t’u shërbjenë pacientëve dhe qytetarëve.