Nota shprese, vlerësimi dhe mirënjohje të ardhura përmes interpretimit të ndjerë dhe plot emocion nga një i ri shqiptar, pjesë e diasporës në Itali.

Ruben Xhaferi, përmes interpretimit të Preludes op 28 no 4 nga Frédéric Chopin, ka shprehur mirënjohjen ndaj mjekëve që po përballen si heronj të heshtur dhe nën anonimat të plotë me armikun që nuk po kursen askënd në të gjithë botën.”Forca juaj, shpirti juaj, përkushtimi juaj deri në maksimum, anonimati juaj dhe heshtja juaj heroike, është motivi më i fort për të qenë krenarë për të gjithë ju, faleminderit”, shkruhet mes rreshtave gjatë interpretimit të riut shqiptar.