“Nuk dua të shtirem: dashurinë ia premtoj vetëm gruas sime, Lindës. Nuk kam puthur kurrë asnjë fanelë, as të Atalantës, për të cilën kam luajtur më shumë se 200 ndeshje”. Alehandro Gomez, kapiteni i Atalantës, flet për ndjekësit e tij në Intragram dhe rrëfen raportin me futbollin dhe klubin e tij.“Ndryshin nga dita në ditë. Nesër mbase bën fjalë me presidentin ose trajnerin, ose ka shkaqe të tjera dhe dëshiron të ikësh. Fëmijëve u them gjithmonë që të mos premtojnë kurrë dashuri dhe të mos puthin kurrë fanelën e radhës. As me atë të Arsenal Sarandit ku shënova dygolëshin në finalen e Kupës së Amerikës Jugore në “Azteka”, stadiumi i Maradonës në Botërorin e vitit 1986. As atë të Katanias që më hapi rrugën në Itali”.
Sa i takon pengjeve në karrierë, Gomez ka vetëm një. “Do të kisha ikur tek Atletiko e Madridit në vitin 2013 nëse nuk do të kisha përfunduar në Ukrainë te Metalist Kharkiv. Do të më pëlqente ta masja veten në ligën spanjolle. Kur je i ri e ke mendjen vetëm te klubet e mëdhenj. Më pas, kur erdha tek Atalanta mendova se mund ta ndihmoja që të bëhej nj “big””.