Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka bërë publike shifrat e reja të të prekurve dhe viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 4,585 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të sëmurëve në vend rritet në 119,827
Ndërsa, si pasojë e koronavirusit, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 766 persona. Numri total i viktimave në vend shkon në 14,681. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 85,388 raste mbeten aktive.
Me rastet e sotme, Itali ngjitet sërish në vendin e dytë për numrin më të madh të të infektuarve në botë. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 258,100 të infektuar.
Në tre ditët e fundit, kurba e epidemisë në Itali ka mbajtur të njejtin trend, numri i të infektuarve vjen drejt uljes ndërsa numri i viktimave drejt rritjes.