Kufijtë janë mbyllur dhe nuk do të hapen deri në stabilizimin e situatës nga koronavirusi. Kryeministri Rama tha se shqiptarët e mbetur jashtë kufijve nuk mund të kthehen në atdhe sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.Dy ditë më parë “Air Albania” realizoi fluturimet e saj të fundit, 8 gjithsej, për riatdhesimin e atyre që plotësonin kushtet e emergjencës.

Ministria e Jashtme thotë se janë riatdhesuar rastet emergjente. Po çfarë quhet emergjencë?
“Më vjen shumë keq, që nuk mund të vini dot në Shqipëri. Pse? Për një arsye sa të thjeshtë dhe të dhimbshme, sepse nëse hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe nuk kemi më vend për të varrosur njerëz jo si në Bergamo, as si në Iran, por shumë më keq se kaq. Duke ardhur rrezikoni jetën tuaj dhe të tjerëve. Duke ndenjur aty ku jeni jetën e keni të sigurt, vuajtjet janë të garantuara si gjithë të tjerët. Lufta s’vjen që të na sjellë gëzim, por vuajtje”, tha Rama.