Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 2 fasoneri dhe ka bllokuar 2 mjete që transportonin punëtorët.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Durrësit thekson se “strukturat e Policisë në DVP Durrës vazhdojnë monitorimet për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

“Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë”,- njofton Policia.

“Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare”,- thekson Policia.

“Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse”,- përfundon Policia e Durrësit.