Në kuadër të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se nuk ka asnjë provë që infektimi të jep imunitet.
Pra, personat të cilët janë shëruar nga Covid 19, nuk është e thënë që të kenë anti-trupa që t’i mbrojë nga një infektim i dytë, shkruan abcnews.al.
Në një dokument të publikuar orët e fundit OBSH shprehet se në këtë pikë të Pandemisë nuk ka prova të mjaftueshme për efikasitetin e imunitetit të anti-trupave për të garantuar pasjen e pasaportës së imunitetit apo të një certifikate që të mbron nga rreziku.