Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizuar një konferencë private me UEFA dhe përfaqësuesit e klubeve kryesore evropiane për të diskutuar të ardhmen e kalendarit futbollistik dhe, sipas të përjavshmes braziliane “Veja”, skenari ideal për OBSH-në do të ishte pezullimi i kompeticioneve ndërkombëtare deri në fund të vitit 2021.

Duket një kërkesë e çuditshme në një kohë kur po diskutohet mbi protokollin e rikthimit në fushë të ekipeve.

Ndërsa revista sportive “Placar” ka folur me një nga pjesëmarrësit në “conference call”, që u mbajt në 16 prill, i cili konfirmoi se OBSH-ja e kishte seriozisht kërkesën e saj.

Sipas këtyre dy mediave braziliane, konferenca që ishte parashikuar për një orë, zgjati dy orë e gjysmë dhe pati tone të larta.