Organizata e Kombeve të Bashkuara ngre alarmin se kriza e shkaktuar nga koronavirusi do të shkaktojë një zi buke të përmasave biblike.OKB thotë se janë parashikuar që 130 milionë njerëz të shtyhen prej krizës drejt pragut të urisë . Në skenarin më të keq do të preken 30 shtete nga uria e bukës kurse deri tani 10 prej tyre kanë tashmë mbi 1 milionë banorë në prag të urisë.
Teksa janë 821 milionë qytetarë që vuajnë prej urisë në gjithë botën skenari më i keq i COVID-19 do e çonte këtë shifër në 1 miliardë banorë.Janë 55 vende që rrezikojnë më shumë nga uria dhe janë kryesisht vende të Afrikës apo të Lindjes së Mesme që vuajnë nga lufta.