Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i kushteve atmosferike të qëndrueshme në vendin tonë. Për pasojë: kthjellimet do jenë dominante në territorin shqiptar. Por pasditja dhe nata sjellë kalime vranësirash nëpër territor.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 5°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Ballkani Perëndimor dhe pjesërisht Europa Qëndrore do të paraqiten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje në këto zona. Nndërsa kthjellimet mbizotërojnë Lindjen, Veriun dhe Europën Perëndimore.