Nga Artur Ajazi

Partia e gomoneve, po derdh lot krokodili për “emigrantët e keqtrajtuar në kufi”, por mundohet të dalë e para në “betejën” e humbur për të akuzuar qeverinë se “po sillet sikur të ishim Korea e Veriut”. Partia e gomoneve, partia që sa ka qenë në pushtet, pas 1992 dhe pas 2005, nuk la gomone pa mbushur me emigrantë dhe pa i degdisur në fund të detit. Partia e gomoneve, partia e atyre që kishin në çdo port detar, “kodoshët” e veshur me uniforma policie dhe ushtrie që nisnin dhe mbushin xhepat me miliona hallexhinjsh, sot derdh lotin e krokodilit për ata njerëz që “paskan mbetur në kufi”.

Duke nxjerrë komisar Gazin, të cilit duhet thënë, se i ka rënë “barra” e madhe e drejtimit luftarak të partisë, partia e gomoneve (sepse kështu quhej asokohe) pretendon të mbrojë me antivlera, ata që e dinin fare mirë se, kufinjtë ishin mbyllur me një vendim qeverie. Partia e gomoneve, partia që sa ishte në pushtet, as që interesohej për fatin e qindra gomoneve që niseshin nga portet shqiptare drejt Greqisë dhe Italisë me njerëz, drogë dhe armë, sot bën “avokatin” e disa personave që paskan mbetur në kufi. Partia e gomoneve, partia që gjithmonë është shquar për “rrumpallë drejtuese” sa ka qenë në pushtet, nuk lë rast pa nxjerrë komisar-sekretarin e saj, për të akuzuar dhe denoncuar “qeverinë e Koresë Veriut”. Duke lexuar deklarata “avokatie” komisar-sekretari, bëhet aq qesharak, sa kërkon nga qeveria që “ata që kanë mbetur atje të trajtohen si njerës, dhe të lejohen të shkojnë në familjet e tyre”.

Duke mos jetuar me situatën, ose duke jetuar në bunkerin e partisë-gomone, sekretari nuk di të bëjë as avokatin e hallexhinjve. Ashtu si sekretari zbulues i “tenderave korruptivë”, edhe sekretari “emigrantëve në kufi”, po bëhen qesharakë në momentet kur gjithë qeveria dhe shqiptarët, po mbajnë vëmëndjen e tyre, tek ecuria e një situate delikate, e cila lidhet me epideminë dhe shëndetin e popullit. Por kjo ndoshta nuk ka fare rëndësi për partinë e gomoneve, e cila ka vëmëndje ditë-natë tek “rrëzimi Ramës dhe marrja e pushtetit”. Vajmedet për komisarët dhe sekretarët e partisë së gomoneve, vajmedet për ata, që botën e shohin deri tek Korea e Veriut, pasi edhe vetë selinë e tyre e kanë një Kore të Vogël.

Edhe pse zonja Kim, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, ka qenë mjaft aktive dhe ka udhëzuar se “bashkimi në një situatë të tillë, jep fitore mbi të keqen”, duket se partia e gomoneve nuk ndryshon kursin e saj drejt greminës politike. Ajo ka kohë që është vetdeklaruar “pro” ankthit, makthit, frikës, tmerrit dhe luftës, dhe kundër paqes, bashkimit dhe triumfit mbi të keqen.