Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë “online” me ministen e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku e ka pergezuar ate dhe mjeket per punen e deritanishme.
Në thelb të diskutimeve ka qenë lufta ndaj pandemisë së koronavirusit. Ambasadorja Kim ka edhe një mesazh për shqiptarët, që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
“Fola me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu (përmes videos) për ta falenderuar atë dhe punonjësit e sistemit shëndetësor shqiptar për luftën ndaj koronavirusit. E rëndësishme është për këdo që të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi! (Foto kur u takuam në Shkurt)”, shkruan ambasadorja Kim.