Artisti i madh, Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fundit sot.

Ai do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër, një amanet që ua kishte lënë familjarëve të tyre.

Për shkak të situatës së COVID-19, nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt.

Megjithatë artistët, mikët dhe kolegët ishini aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti tha: “Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë”, tha Roza.