Situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që thuajse e gjithë bota të mbyllet brenda, por ka disa që janë më “fatlumë” edhe në këto kushte të vështira.Këto ditë të ngrohta pranvere me diell, duket se po i shijojnë më së miri qytetarët në Qerret, të cilët janë sot më falënderues se kurrë për fatin e të pasurit detin afër.
Në foto e kapura nga “LSA” dhjetëra qytetarë kanë “sfiduar” karantinimin, dhe kanë dalë për të shijuar peizazhin e mrekullishëm që të ofron perëndimi i diellit në bregdet.Disa kanë përfituar për një shëtitje, disa të tjerë për të bërë vrap e të shumtë janë edhe ata që fiksojnë pamjen e bukur në ekranet e aparateve celular.