Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur në një mënyrë jo fort të zakontë pyetjes, pse nuk ishte e pranishme në takimin që kryedemokrati Basha zhvilloi një ditë më parë me aleatët në selinë blu.

“Mos u shqetësoni në mbledhjen tjetër do të jem unë. Te mbledhja e parë nuk isha sepse kam larë dhe pastruar shumë dhe kisha një dhimbje të shpatullës dhe isha te doktori për të bërë një kontroll por nuk ka asgjë. Vasili është më adapti për problemin e pandemisë apo menaxhimit të situatës të kësaj situate, sepse pa pasur kompleksin e modestisë, është një nga mjekët më të mirë që ka Shqipëria për menaxhimin e situatave të tilla. Kur ka qenë ministër i Shëndetësisë e njëjta situatë ka qenë si tani, kanë qenë vdekje më të mëdha, por menaxhimi që u bë ka qenë perfekte. Vasili është më i sakti për këtë gjë, secili duhet të marrë rolin e tij. Më vjen keq për Ramën se është bërë, infermier, xhandar, polic trafiku, edukator, mësues….më vjen keq se abuzojnë dhe shfrytëzojnë aq shumë imazhin e tij. Pak inati i karantinimit dhe krijon lodhje. Edhe politikanët duhet të shprehen secili sipas fushës. Te mbledhja e kaluar kemi qenë në kontakt me grupin. Vasili e kupton edh ei ciki më mirë këtë punë, se unë jam i cik më agresive”, tha ajo.