Armelino Piveta është 99-vjeçari, i cili ditën e sotme ka pushtuar internetin.
Ai ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe dalja e tij nga spitali është shoqëruar me duartrokitje nga stafi dhe personat që ishin të shtruar në spital.
Armelino Piveta ish luftëtar në luftën e dytë botërore i dhe fitorja e tij ndaj koronavirusit është kthyer në frymëzim për të gjithë.
Ai u trajtua për ditë me radhë nga COVID-19 në Spitalin e Forcave të Armatosura në Brazil dhe në prehër mbante uniformën e luftës.
“Ai fitoi një betejë tjetër”, tha mjeku që u kujdes për Piveta.