Një histori e ngjashme me filmin “Hachiko” po ndodh në Shqipëri. Qeni me emrin Kuqi, për të cilin kujdesej ish-trajneri i boksit Skënder Kurti pret cdo ditë nga shkalla e pallatit.
Legjenda e boksit ndërroi jetë para disa ditësh nga koronavirusi, por qeni besnik duket se ka vendosur që ta presë. Këtë e ka bërë të ditur kolegu i ish-trajnerit, Murat Basha me një postim në Facebook ku shkruan:
“Kuqi,Haçiko ynë. Kuqi është qeni Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vend në apartament, por e mbante dhe ushqente, aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer.
Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi.”
“Hachiko” është një film bazuar në një histori të vërtetë, ku qeni priti të zotin pas vdekjes, për disa vite rresht para punës së tij.