Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është njeriu që dhe nën krizën globale të pandemisë koronare po shkruan historinë e tij kontraverse.

Lukashenko, një nga kundërshtarët më të zëshëm të mënyrës së tanishme të luftimit të koronavirusit, ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe është në rrezik të lartë të infektimit, njoftuan sot media ukrainase.

Ai ka rënë në kontakt me të infektuar, konfirmoi zyra e tij.

Por Lukashenko nuk do të jetë në izolim dhe do të vazhdojë të funksionojë si tani, – tha zëdhënësja e tij Natalia Aismont, raporton Reuters.

Njeriu që drejton Bjellorusinë që nga viti 1994, ka hedhur poshtë shqetësimet në lidhje me një sëmundje që ai e quan “psikozë” dhe sugjeroi pirjen e vodkës, shkuarjen në saunë dhe ngarjen e një traktori si pjesë të luftës kundër virusit.

Ai është gjithashtu pjesë e një klubi hokej amator dhe vazhdimisht ka luajtur para një numri të madh spektatorësh. Dhe mendohet që pikërisht në një ndeshje të ketë rënë në kontakt me virusin.

“Një shok i tij i skuadrës u shtrua në spital sepse fillimisht dyshohej se kishte pneumoni, por më vonë u testua për COVID-19 dhe rezultati ishte pozitiv,” tha zëdhënësja.

Skuadra e Lukashenkos fitoi titullin në ligën e tyre amatore për herë të 11-të, dhe kur një nga reporterët sugjeroi në mars që nuk ishte e sigurt të organizosh lojëra hokej gjatë një pandemie, ai ofroi një përgjigje aty për aty: “Këtu nuk ka asnjë virus, a shihni ndonjë që fluturon rreth e rrotull?”.

Ai më parë ka këmbëngulur që askush të mos raportohet si i sëmurë nga Covid-19, pasi e beson se rastet janë për shkak të sëmundjeve të tjera, të tilla si zemra dhe diabeti.

Gjithashtu, shkollat ​​u hapën dy ditë më parë sepse Lukashenko beson se nuk ekziston ndonjë rrezik i vërtetë i koronavirusit.

Në Bjellorusi, 6.723 njerëz janë infektuar dhe 55 kanë kanë ndërruar jetë