Seanca e parlamentit e ditës së sotme ka nisur me deputetët e opozitës që kërkojnë më shumë kohë për të folur, por deputeti Kujtim Gjuzi ka zgjedhur ta nisë direkt me akuza për qeverinë Rama. Nuk ka munguar përgjigja me ironi e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Gjuzi: Ishim ne ata që lejuam Ramën të vazhdojë teorinë e tij, por nuk mundte të zgjedhë se kush do të zgjedhë opozitën. Pse se çoni para drejtësisë Lulzim Bashës, ish- ministër i Brendshëm për 4 vrasjet në Bulevard.
Ruçi: Lulzim Basha nuk është këtu. Të paktën t’i jesh mirënjohës se të bëri deputet, që të pruri në këtë sallë
Gjuzi: Nga ajo opozitë e papërgjegjshme ne jemi këtu
Gjuzi: Keni afera me Bashën, kërkoni të bëni rotacion, pse nuk e dërgoni atje, për të gjitha ato që akuzuat
Ruci: Nuk është në këtë sallë, mos flisni
Gjuzi: Po përcani opozitën.